Kalo tek përmbajtja ↓

Procesi për aplikim

Aplikoni!

Aplikimi për gjeneratën 2024-2026 do të hapet më 22/09/2023, dhe data e fundit për të paraqitur aplikimin është 26/11/2023 ora 23:59.
 

Udhëzimet për aplikim mund ti gjeni në këtë link. Inçizimin e info sesionit me këshilla për esetë dhe pyetjet e shkurtëra mund t'a gjeni këtu.

Kriteriumet për  aplikim

Për të aplikuar përmes komitetit nacional të Maqedonisë, duhet ti plotësoni kushtet e rradhës:

  • Të jeni viti i dytë ose i tretë në shkollë të mesme
  • Të keni nënshtetësi të Maqedonisë ose të keni jetuar në Maqedoni në 5 vitet e fundit
  • Të keni njohuri bazike të gjuhës angleze

Shikim i shkurtër i procesit të aplikimit

Procesi selektiv përbëhet nga tre faza.

Faza e parë (10%  e notës finale)

Aplikimi shpallet në fillim të vjeshtës. Ajo mund të plotësohet në shqip, anglisht ose maqedonisht. Afati për apliim është deri më 17 nëntor, ora 23:59. Deri në fund të dhjetorit, kandidatët me vlerësim më të lartë marin ftesë për pjesëmarrje në fazën e dytë.

Faza e dytë (30%  e notës finale)

I përbërë prej intervistave individuale në anglisht dhe maqedonisht, si dhe aktivitete interaktive grupore në të dy gjuhët, kjo fazë mbahet në javën e parë të muajit janar. Pjesëmarrja në këtë fazë është e detyrueshme për të gjithë aplkantët që duan të merren parasysh për fazën e tretë (finale). Aplikantët, gjuha amtare e të cilëve nuk është maqedonishtja, kanë opcionin që të jenë të intervistuar në gjuhën angleze në të dy intervistat, por gjuha maqedone do të jetë dominante në të paktën njërën prej aktiviteteve grupore.

Faza e tretë (60%  e notës finale)

Aplikantët me notën më të madhe  të përgjithshme nga dy fazat e para (15% nga faza e parë dhe 85%nga faza e dytë) marin ftesë për intervistë në Zoom rreth mesit të muajit shkurt. Para se të mbahet kjo intervistë, aplikantët do të duhet të përgatisin video (jo më të gjatë se 3 minuta) për veten e tyre, interesat personalet  dhe parimet e tyre jetësore. Videot shfrytëzohen si përmbajtje bazike në intervistën në Zoom. Aplikantët vetë zgjedhin në cilën gjuhë duan ta bëjnë videon, ndërsa duhet të kenë titra në anglisht ose maqedonisht nëse videoja nuk përbëhet nga njëra prej këtyre dy gjuhëve. Aplikantët gjithashtu mund të vendosin në çfarë gjuhe të do të mbajnë intervistën (angleze apo maqedone). Gjuha e zgjedhur nuk ndikon mbi vlerësimin. Aplikantët janë të inkurajuar që nga dy gjuhët të zgjedhin atë tek e cila ndihen më të sigurt.

Vendimi përfundimtar

Pas përfundimit të fazës së tretë, UWC Macedonia vendos se cilëve kandidado ju jepen oferta për të mësuar në UWC. Secilit kandidat, sipas rradhës së notave finale, i ofrohet bursë në përputhje me gjendjen financiare të familjes së tij/saj. Pas pranimit të  ofertës, dëgohet nominimi tek kolegji i caktuar, i cili duhet të vendos a do të pranoj nominimin. Kandidatëve të cilëve nuk kemi mundësi të ju sigurojmë bursë në kolegje, zakonisht ju ofrojmë pozita në UWC kurset e shkurtëra (UWC Short Courses and Summer Programmes). Procesi  i seletimit zyrtarisht mbyllet rreth fundit të muajit prill.